Përbërësit:
▪ 600 gr tul viçi
▪ patëllxhanë
▪ 2 speca të kuq
▪ 2 patate
▪ 6 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 2 lugë gjelle miell
▪ 100 gr proshutë
▪ 8 gjethe sherbelë
▪ ½ gotë vere
▪ 1 lugë gjelle nenexhik i grirë hollë
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën 200º C. Më pas lyejmë tavën me vaj ulliri dhe shtrojmë patëllxhanët, specat, patatet e prera në kubikë 1 cm.
I spërkatim perimet me vaj ulliri dhe kripë. I vëmë në furrë për 15-20 minuta sa ato të zbuten.
E shtypim mishin dhe bëjmë eskallopët, të cilët fillimisht i lyejmë me miell.
Vendosim në qendër një copë proshutë dhe një gjethe sherbele, i fiksojmë me stikadent dhe i skuqim duke i vendosur fillimisht nga ana e proshutës.
Heqim zarzavatet nga furra dhe i pudrosim me nenexhik të freskët.
I servirim duke mbushur një pjatancë, duke vendosur sipër eskallopët./Telegrafi/