Site icon Telegrafi

Eskalimi i dukurive të pazakonta në qiell (Video)

Njëri prej rasteve të fundit është regjistruar në Moskë. Janë vërejtur drita të pazakonta me ngjyrë kuqe duke fluturuar mbi qytet. Kjo dukuri është xhiruar edhe me kamerë, ndërsa përveç objektit të madh i cili pulson në mënyrë ritmike, është vërejtur edhe një objekt më i vogël i cili nga fluturakja e madhe u lëshua në drejtim të tokës.

Objekti i kuq i madh qëndroi pezull në qiell për disa minuta, kështu që bie poshtë teoria se ai mund të ketë qenë helikopter ose aeroplan. Po ashtu, kjo është vetëm njëra prej dukurive të shumta të cilat kemi rastin t’i shohim në qiell, sidomos mbi qytetet e mëdha. /Telegrafi/ 

Exit mobile version