Eshtrat e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, më 23 nëntor do të rivarrosen në varrezat e dëshmorëve të kombit në Velani.
Kështu kanë bërë të ditur familjarët, sipas të cilëve ceremonia e rivarrimit organizohet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë, edhe Qeveria e Kosovës kohë më parë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit, dhe propozim vendimi për rivarrimin e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, para festës së 28 Nëntorit të këtij viti./kp/