Site icon Telegrafi

Eshtrat e të pushkatuarve dërgohen në Tiranë

Zëdhënësja e policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia, tha se dy skeletet të vendosur përkundrejt njëri-tjetrit, u gjetën në thellësinë 1.1 metër, gjatë kërkimeve te familjarëve.

“Pasi u nxorrën skeletet, u konstatua një shishe e vogël qelqi, pa tapë e mbushur me dhera si edhe një shishe tjeter e cila kishte brenda një letër shkruar me shkrim dore “Sokol Sokoli”, tha zëdhënësja e policisë.

Familjarë, miq e të afërm, përfaqësues të Institutit të të Persekutuarve e të Ministrisë së Brendshme, kanë qenë dëshmitarët okularë të gjetjes së eshtrave të dy viktimave të diktaturës.

Nga deklarimet e marra nga vëllezërit e të rezulton se skeletet e gjetura i përkasin respektivisht, Sokol Zef Sokoli i vitëlindjes 1952, lindur në fshatin Polo-Lekbibaj rrethi Tropojë, i pushkatuar me vendim Gjyqësor më datë 09.06.1984 ora 24.00, ” Për pjesëmarrje në revoltën e të burgosurve politikë në burgun e Qafés Barit – Pukë”, dhe Tom Kol Ndoja, vitlindja 1952, lindur në Kllogjen, rrethi Shkodër, i pushkatuar me vendim gjyqësor datë 09.06.1984 ora 24.00 “Për pjesëmarrje në revoltën e të burgosurve politikë në burgun e Qafés Barit – Pukë”.

Në saktësimin e vendit ku ndodheshin skeletet e dy shtetasve ndihmoi “Shoqata e të Burgosurve Politikë”. Pas ekzaminimeve paraprake nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme, raportoi BW./Telegrafi/

Exit mobile version