Telegrafi

Eshtrat e duhanpirësve shërohen më ngadalë

Mesatarisht vlerësohet që një duhanpirësi i nevojiten 30 javë në mënyrë që të shërohet krejtësisht nga thyerja, derisa një personi që nuk konsumon duhan i nevojiten vetëm 24 javë.

Dallimi është i madh dhe përveç kohës më të gjatë për shërim, te duhanpirësit paraqitet edhe dy herë më shumë rreziku nga paraqitjet e komplikimeve të lidhura me thyerjen. Këto janë, natyrisht, dy arsye shumë të mira për ta ndërprerë konsumimin e duhanit. /Telegrafi/