Site icon Telegrafi

Është zvogëluar prodhimi i qumështit dhe mishit të lopës

Gjatë vitit 2015 është zvogëluar prodhimi i mishit dhe qumështit në Maqedoni, krahasuar me vitin 2014, qëndron në raportin e Entit shtetëror për statistikë.

Prodhimi i qumështit dhe mishit të lopës vitin e kaluar ka qenë 361.072 litra, që është për 6,7% më pak krahasuar me vitin 2014. Rritje në prodhimi gjatë vitit 2015, krahasuar me vitin 2014 është shënuar te qumështi i deles për 14.3% dhe te qumështi i dhisë për 14.6%. Prodhimi i përgjithshëm i mishit është zvogëluar për 3.3%, por prodhimi i mishit të gicit është rritur për 9.5% krahasuar me vitin e kaluar. Nga prodhimet tjera blegtorale, në vitin 2015, në krahasim me vitin 2014, është shënuar rritje e prodhimit të leshit, ndërsa zvogëlim te prodhimi i vezëve./Telegrafi/

Exit mobile version