Për dy përqind është zvogëluar numri i studentëve të regjistruar në vitin akademik 2017/2018 në krahasim me vitin akademik 2016/2017.
Të dhënat që sot i publikoi Instituti Shtetëror për Statistika tregojnë se në vitin akademik 2017/2018 janë regjistruar gjithsej 56.941 studentë që është më pak në krahasim me vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri është zmadhuar për studente të regjistruara, gjegjësisht 55.6% janë studente apo 31.669.
Numër më i madh apo 85.7 përqind janë regjistrimet nëpër universitet publike, kurse 13.9% të regjistrimeve janë në fakultetet private.
Në vitin e parë të studimeve janë regjistruar 15.094 studentë apo 26.4 përqind. Këtu janë përfshirë edhe studentët që për herë të dytë, të tretë apo më shumë herë regjistrojnë vitin e parë./Telegrafi/