Telegrafi

Është zbuluar sekreti i dukjes së Shakirës – në bazë të tij, këngëtarja me vite të tëra është seks bombë

Bukuroshja kolumbiane është e njohur për dukjen e saj fantastike, edhe pas lindjes së dy fëmijëve.

Këngëtarja shumë e bukur, Shakira, besuat apo jo, është në dietë – mirëpo për të mos i humbur kilogramët.

Trenerja e saj personale, Anna Kaiser, ka thënë që nuk është fjala për dobësim, por për përgatitje për paraqitje të mëdha për të cilat trupi i saj patjetër duhet të jetë i gatshëm dhe i shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Ana është shumë e popullarizuar dhe për shkak të mënyrës së saj të punës ka rezultate të shkëlqyeshme me klientët.

Ka zbuluar tri top-taktika, të cilat i aplikon në punën me Shakirën për turneun e saj botëror. Këto janë taktikat të cilat mundeni edhe ju t’i aplikoni.

Proteinat

Anna ka thënë që burimi kryesor i energjisë të cilin Shakira e ka është proteina. I adhuron palapetat me proteina, të cilat janë të pasura me fibra dhe proteina. Gatuhen lehtë, por mund t’i ruani përbërjen në frigorifer para se ta piqni. Receta e saj nënkupton 1,5 lugë jogurt grek, miell tërshëre, një vezë dhe pak stevie, nëse dëshironi të jetë e ëmbël.

Racione të vogla

Shakira ka orar të çmendur dhe dëshiron të ushtrojë dhe të xhirojë deri natën vonë. Anna thotë që për këtë shkak është shumë me rëndësi të ketë disa racione të vogla gjatë ditës. Këto përshpejtojnë metabolizmin dhe lehtësojnë tretjen.

Kombinimi i artikujve të duhur

Kur jeni në turne ndërkombëtar dhe luani me orë të tëra, ju nevojitet mjaft energji të cilën nuk mund ta siguroni duke pirë kafe. Gjithë energjinë Shakira e merr nga ushqimi. Për këtë shkak në marrëveshje me Annën ajo i kombinon artikujt të cilët do t’i sigurojnë që të ketë mjaft energji dhe ta përballojë ditën. /Telegrafi/