Kombëtarja e Spanjës fitoi të dielën titullin e katërt të kampionit të Evropës pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1 në finalen e Berlinit.
Pas ndeshjes, shumë tifozë anglezë u tërbuan pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit në minutën e 94-të të ndeshjes, duke besuar se ndeshja duhej të vazhdonte.
Tashmë, dy ditë pas finales, është llogaritur se sa ka qenë topi në lojë gjatë ndërprerjeve në kohën shtesë në finalen e Euros, gjë që ka zemëruar edhe më shumë anglezët.
Topi ishte në lojë vetëm një minutë nga katër minutat që gjyqtari Francois Letexier zgjati finalen e Euro 2024.
Shtojmë se në kohën e fundit anglezët humbën një rast të madh pasi Dani Olmo e gjuajti topin nga vija e portës.
Jo shumë kohë më pas, arbitri francez i fryu bilbilit dhe Spanja fitoi titullin e katërt të Kampionatit Evropian në histori. /Telegrafi/