Telegrafi

Është vrarë me thikë djali 15 vjeçar i aktorit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e aktorit shqiptar, Shkëlqim Daja, i njohur për disa interpretime në filmat e socrealizmit gjatë viteve të tetëdhjeta.

Daja, i cili jeton qe shumë vite me familjen në Kanada, ka humbur djalin e tij 15-vjeçar, Denisin, e të premtes.

Djaloshi është vrarë gjatë një feste adoleshentësh, ndërkohë që nuk jepen të tjera të dhëna mbi mënyrën se si ka rrjedhur ngjarja, raporton Opinion.

Ndërsa mediat kanadeze shkruajnë se është kapur autori. Ngjarja ka ndodhur në Verdun të Montrealit. Autori është një 16-vjeçar i arrestuar. Po kështu është gjetur edhe arma e krimit, që është dërguar për analiza. Sipas mediave, Denis Daja është përfshirë në një konflikt me disa bashkëmoshatarë dhe është qëlluar nga njëri prej tyre me thikë.

Kjo është një goditje shumë e rëndë për prindërit e tij Shkëlqimin dhe Karmelën, edhe për faktin që Denisi ishte djali i tyre i vetëm.

Familja ka marrë ngushëllime të shumta nga bashkatdhetarët e tyre edhe në vendlindje.