Site icon Telegrafi

Është vetëm një vjeçe, Loredana Zefi thotë se vajza e saj Hana kupton katër gjuhë

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi (25 vjeçe), së fundmi ka bërë një bisedë 40-minutëshe me moderatorin Aira Nejati (27 vjeç) për Apple Music.

Ajo ka folur për shumë gjëra që kanë ndodhur gjatë vitit 2019, humbjen e të atit, skandalin me paratë, ndarjen nga Mozzik e po ashtu flet edhe për këtë vit, më shumë për kohën e kaluar me vajzën e saj, Hanën.

Në intervistë thuhet se biondja sivjet qëndroi më shumë pranë të bijës, për shkak të pandemisë së coronavirusit.

“Unë kam qenë me të gjithë kohën, posaçërisht gjatë izolimit”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Loredana flet për Mozzik: Nuk luan rol të madh nëse jemi bashkë, ne e kuptojmë mirë njëri-tjetrin

Artistja tregon se Hana, e cila mbush dy vjet këtë muaj, kupton katër gjuhë të ndryshme.

“Ajo me të vërtetë mund të flasë tani. Ajo tashmë mund të flasë me fjali të sakta. Kupton katër gjuhë, përfshirë anglishten, gjermanishten, shqipen dhe gjermanishten zvicerane. Ne flasim pak të përzier. Ajo kupton plotësisht gjithçka”, theksoi Zefi.

Loredana muaj më parë po ashtu konfirmoi ribashkimin me partnerin e saj, Mozzik, nga i cili u nda vitin e kaluar (2019). /Telegrafi/

Exit mobile version