Telegrafi

“Është vetëm një”, modelja shqiptare publikon në rrjete sociale Lepa Brenan

Modelja e njohur nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj, merr shpesh vëmendje me postimet që bën në rrjete sociale.

Një të tillë e ka ndarë edhe së fundmi, gjersa publikoi një video të këngëtares së famshme, Lepa Brena.

“Është vetëm një”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit të shpërndarë në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

Fahreta Zivojinovic (emri i vërtetë) ndërkohë është një këngëtare, aktore dhe biznesmene me origjinë nga Bosnja.

Lexo po ashtu Sabri Fejzullahu takohet me Emina Çunmulajn: Ajo do t’i falë një copë shpirti të saj të madh Kosovës me punën humanitare

Me rreth 25 milionë disqe të shitura, ajo konsiderohet si artistja më e suksesshme nga ish-Jugosllavia.

Emina nga ana tjetër këto ditë ka qenë për vizitë në Kosovë, ku është pritur dhe takuar me personalitete të fushave të ndryshme.

E njëjta vizitoi varrezat e familjes Jashari në Prekaz, u prit në Komunën e Prishtinës, vizitoi shoqatën “Medica Gjakova” si dhe qytetin e Prizrenit. /Telegrafi/