Raphael Varane edhe pse i ka vetëm 24 vjet është kthyer në njërin prej lojtarëve më të trofeshëm në botë.
Me fitoren në Kupën e Botës për klube, ai ka shkuar në 14 tituj të fituar.
Francezi që luan në qendër të mbrojtjes kishte ardhur në Santiago Bernabeu që në moshën 18 vjeç.
Ai ka qenë pjesë e suksesit të madh të Real Madridit, pasi në krahasim me Sergio Ramosin që i ka 31 vjet, ai ka 18 trofe të fituar.
Varane e fitoi titullin e parë kur ishte vetëm 19 vjeç në kohën e Jose Mourinhos kur arritën edhe 100 pikë në kampionat.
Me portugezin e kishte fituar edhe një trofe tjetër. Katër tituj i fitoi me Carlo Ancelottin.
Me Zinedine Zidane, ai i ka fituar tetë tituj, ndërsa është kthyer në lojtarin e pazëvendësuar nën drejtimin e tij.
Ai ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm në nivel të klubit, ndërsa i mbetet të ketë sukses vetëm me fanellën e kombëtares.
Ai ka tre Liga të Kampionëve të fituara, ndërsa ka luajtur në Lisbonë dhe Cardiff.
Ai ka munguar në Milano për shkak të lëndimit, gjë që tregon se ai është në rrugë të mbarë për rekordin e Gento. /Telegrafi/