Telegrafi

Është veshur si çdo femër normale: Leksionet e princeshës Diana për të gjitha kohët

Stili i saj i veshjes ka mbetur inspirim i përhershëm për adhuruesit e modës dhe elegancës

Princesha Diana ka qenë dhe ka mbetur ikonë e pavdekshme mode e cila akoma po inspiron miliona njerëz në gjithë botën, transmeton Telegrafi.

Personaliteti i saj, veprat, puna humanitare, si edhe forca për të braktisur jetën mbretërore, e kanë bërë njërën ndër femrat më të guximshme të cilat kemi mundur t’i shohim në shekullin e 20-të.

Princesha Diana tani do t’i kishte mbushur 60 vjeç, sikur të mos pësonte në aksidentin e tmerrshëm në komunikacion, më 31 gusht 1977.

Kur është fjala për modën, stili i saj është zhvilluar nga bluzat elegante të damave dhe tufneve deri te damat e sofistikuara të cilat të gjithë i kanë admiruar.

Kombinimet e saj të veshjeve jozyrtare kanë qenë për të gjithë ne të qasshme – njerëz “të zakonshëm” dhe janë bazuar në modele të rehatshme, të dedikuara për udhëtime të gjata, të cilat Diana i ka plotësuar me detaje mbresëlënëse.

Në galerinë në fund të këtij teksti shikoni disa nga kombinimet e veshjeve më të bukura të Princeshës Diana!