Telegrafi

A është lajmi i vërtetë? Google do ju dërgojë një paralajmërim

Nëse nuk ju siguron rezultate përkatëse për kërkimin tuaj, Google do t’ju dërgojë një sinjalizim.

Google dëshiron të parandalojë përhapjen e lajmeve të rreme, kështu që ky është hapi i parë drejt kësaj.

Kur kërkoni diçka pa verifikuar faktet, Google do t’ju dërgojë një paralajmërim se kërkimi juaj është i parëndësishëm dhe se ka shumë të ngjarë të jetë një lajm i pavërtetë ose një burim jo i besueshëm informacioni.

Ka shumë pretendime të paprovuara dhe ka një numër të madh mendimesh rreth tyre, të cilat shpesh ndryshojnë, raporton theverge.

Kur të shfaqet një temë e re, Google do t’ju njoftojë menjëherë se faktet në lidhje me të nuk janë verifikuar dhe do t’ju dërgojë një paralajmërim që të mos merrni gjithçka si të mirëqenë.

Google gjithashtu ka prezantuar sisteme të reja softuerësh që do të merren vetëm me këto gjëra. /Telegrafi/