Nëse mendoni për ndonjë SUV-të më të vjetër, ka një ankand muajin tjetër për të cilin duhet të regjistroheni që tani.
Bëhet fjalë për një ankand në të cilin do të jetë në dispozicion një Chevrolet K5 Blazer i vitit 1989, më 21 mars.
Ky është një shembull “i pacenuar” dhe me vetëm 21 milje (rreth 38 kilometra) në odometër, përcjell Telegrafi.
Ajo vjen i mbushur me gjëra të mira: xhama dhe bravë elektrike, ajër të kondicionuar dhe një radio Delco AM/FM – dhe jo vetëm.
Blazer i vitit 1989 mund të mos jetë automjeti më modern që mund të blini, por mund të thuhet se është një nga “veturat e vjetra, ‘më të ruajtura të mundshme’”. /Telegrafi/