Site icon Telegrafi

“Është vendimi im”, Enrique tregon pse e zëvendësoi Mbappen pas 45 minutave lojë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka thënë se është vendimi i tij ai për të zëvendësuar sulmuesin Kylian Mbappe në dy ndeshjet e fundit.

Vazhdon debati rreth situatës së Mbapps në Paris. Kapiteni u zëvendësua pas pjesës së parë të ndeshjes që barazuan 0-0 me Monacon. Për të dytën ndeshje radhazi, francezi përfundoi në stol, pasi e para ishte kundër Rennes në minutën e 60-të me ndeshjen që përfundoi 1-1.

“Kur e konsideroj të përshtatshme ai do të luajë dhe kur jo, jo, siç bëjnë të gjithë trajnerët. Herët a vonë kjo do të ndodhë. Në një moment do të duhet të mësojmë të luajmë pa Kylian”, kishte thënë Enrique për vendimin e tij ndaj Rennes.

Lexo po ashtu E paparë deri tani: Mbappe pasi u zëvendësua në pjesën e parë, shkoi te nëna e tij në tribunë për të parë ndeshjen

Në Monaco, historia u përsërit. Mbappe u zëvendësua pas 45 minutash dhe me rezultatin 0-0, në vend të tij hyri Kolo Muani.

Mbappe u kap nga kamera duke buzëqeshur dhe duke folur në celular në tunelin e stadiumit. Më pas ai kaloi nëpër stadium duke përshëndetur tifozët dhe duke firmosur autografe përpara se të ulej në tribunë me nënën e tij Fayza Lamari, për të parë fundin e ndeshjes.

Trajneri Enrique u pyet për këtë pas ndeshjes dhe përsëriti mesazhin që dha ndaj Rennes.

“Herët a vonë do të duhet të mësohemi të luajmë pa Kylian. Po përpiqem të gjej opsionin më të mirë për ekipin. Ndoshta e kam gabim… ose jo. Filozofia ime është të mendoj se çfarë është më e mira për ekipin. Nuk dua të debatoj, “është vendimi im”.

“Është një vendim 100% i trajnerit. Nuk ka asnjë problem me Mbappen, ai është thjesht menaxhimi i një situate në mënyrën që unë mendoj se është më e mira, asgjë më shumë”, deklaroi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version