Telegrafi

“Është vajzë”, Rob Kardashian dhe Blac Chyna bëjnë të ditur gjininë e bebes (Foto)

Rob Kardashian dhe Blac Chyna muajin e kaluar bënë të ditur se shumë shpejt presin të bëhen prindër, dhe kjo supozohej të ishte një nga arsyet që reallity show i tyre mund të shtyhet, madje është në rrezik edhe të mos realizohet fare.

Sido që të jetë, pa krijuar shumë zhurmë ata u treguan mjaft të rezervuar në deklaratat e tyre në media.

Por së fundmi çifti ka thyer heshtjen teksa kanë bërë të ditur gjininë e fëmijës së tyre në një emision televiziz, duke treguar se ata presin një vajzë.

Rob kishte deklaruar në fillim të shtatëzanisë së Blac se do dëshironte të kishte djalë, por që më pas ka treguar se për të është e mjaftueshme vetëm që fëmija të jetë i shëndoshë. /Telegrafi/

Rob dhe Blac gjatë një vizite te gjinekologu