Telegrafi

Është vajza e divës së muzikës, ndërsa tash ndjek karrierën si modele (Foto)

Lourdes Leon, vajza e këngëtares Madonna, ka treguar se tashmë ka fuqinë e një ylli, pasi ka nisur karrierën si modele.

19-vjeçarja është shfaqur përkrah të rinjve me ndikim për kampanjën e re të dizajneres britanike, Stella McCartney, ndërsa në fotografitë e publikuara bukuroshja shfaqet pa makijazh duke treguar bukurinë e saj natyrale.

“Jam shumë e lumtur që kemi Lolan në ekipin pop. Lola, të cilën e njoh gjatë tërë jetës së saj, është në fillet e karrierës së saj si një artiste performuese”.

“Ajo është një femër e pavarur, frymëzuese dhe me shpirt të lirë. Edhe pse ka lindur në qendër të vëmendjes, ajo ka qëndruar me këmbë në tokë”, ka shkruar Stella në një postim në Instagram duke iu referuar vajzës së Mbretëreshës të muzikës pop. /Telegrafi/