Site icon Telegrafi

A është treni rus paralajmërim ndaj SHBA-ve? (Video)

Dejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiq trenin e nisur nga Beogradi për në Mitrovicë e ka vlerësuar si lojëra që po marrin pjesë dhe SHBA e BE që janë në anën e Kosovës dhe Rusia në anën e Serbisë.

Por nga ana tjetër analistët e Kosovës mendojnë se ky tren ka qenë një veprim i qeverisë serbe dhe nuk e shohin se mund të ketë qenë lojë e Rusisë për perëndimin.

Analisti Ramush Tahiri thotë se edhe pse Rusia ia dhuroi trenin Serbisë, ai ngelet pronë serbë në momentin që hyn në këtë territor.

Sipas tij, ky veprim mund të lidhet me zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në Serbi, dhe nuk mund të lidhet me raportin ShBA-Rusi.

Exit mobile version