Telegrafi

Është trajner i dhëndrit të tij në Botëror, Luis Enrique thotë se i lejon lojtarët të kryejnë marrëdhënie intime para ndeshjeve, por jo edhe orgji

Luis Enrique po lejon yjet e tij të Përfaqësueses së Spanjës në Kampionatin Botëror që të bëjnë seks një natë para ndeshjeve.

Por ai ua ndalon lojtarëve që të bëjnë orgji, shkruan The Sun.

Metodat e spanjollit po funksionojnë qartësisht mirë, pasi skuadra e tij fitoi ndaj Kosta Rikës në rezultat 7-0 në ndeshjen e parë të grupit.

Luis Enrique (Foto: Getty Images)

Për të qenë më afër me tifozët gjatë turneut, Enrique ka biseduar në platformën e transmetimit të Twitch.

Kur tema iu kthye zakoneve seksuale të lojtarëve të tij, ish-trajneri i Barcelonës tha: “Është diçka që unë e konsideroj ndryshe normale”.

“Dua të them nëse jeni në një orgji një natë para ndeshjeve nuk është ideale. Por hej”, tha trajneri i Spanjës.

Ferran Torres dhe Sira Martinez (Foto: Instagram)

Enrique, i cili në moshën 52-vjeçare komplimentohet për gjendjen e tij të mirë fizike, madje shkoi aq larg sa të fliste për zakonet e tij.

Ai shtoi: “Unë e konsideroj seksin diçka të madhe dhe si lojtar sa herë kam mundur, me gruan time, kam bërë atë që duhet të bëjmë”.

Përndryshe vajza e tij, Sira Martinez, është duke u takuar me yllin Ferran Torres.

Ferran Torres dhe Sira Martinez (Foto: Gtres)

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt shënoi dy herë kundër Kosta Rikës, duke ia dedikuar golat e tij bukuroshes Sira.

Spanja do të përballet me Gjermaninë në ndeshjen e tyre në grupin e dytë në mbrëmje.

Ndërkohë, pas saj ajo do të luajë më pas me Japoninë në ndeshjen e fundit të grupit të tyre. /Telegrafi/