Telegrafi

A është me të vërtetë keq të ushtroni në palestër me make-up?

Aplikimi i grimit gjatë stërvitjes mund të dëmtojë lëkurën, ka zbuluar një studim i ri.

Studimi i publikuar në Journal of Cosmetic Dermatology, tregoi se përdorimi i fondatinës (sherkut) gjatë djersitjes mund të çojë në acarim të lëkurës, shkruan verywellhealth.com.

“Aplikimi i grimit në palestër nuk rekomandohet për sa i përket shëndetit të lëkurës”, tha Michele Green, një dermatologe kozmetike e certifikuar nga bordi me bazë në New York.

“Kur stërvitemi, poret tona hapen dhe djersa dhe toksinat lirohen nga trupi. Grimi në lëkurë mund ta bllokojë djersën në pore, duke çuar në bllokimin e poreve dhe daljen e akneve”, theksoi ajo.

Nëse nuk dëshironi të dëmtoni lëkurën tuaj, por të njëjtën kohë nuk doni të shkoni në palestër pa make-up, atëherë ekziston një zgjidhje.

“Stickerat janë opsion i mirë e shkëlqyeshme nëse dëshironi të mbuloni njollat”, tha Green.

Bëhet fjalë për disa stickera të cilat janë të posaçme për mbulimin e akneve dhe shumë të famshëm i vendosin.

Por është e rëndësishme të shmangni disa produkte që kanë më shumë gjasa të shkaktojnë puçrra nëse vendosni gjatë stërvitjes. /Telegrafi/