Tridhjetë e një vjeçari L.J nga Ohri ka qenë i sulmuar fizikisht dhe i grabitur nga tre persona të cilët pak më parë i kishte dërguar në diskotekën “Park” te bulevardi “Turistiçka” në Ohër.
Siç kumtoi MPB, tre personat deri tani të panjohur me daljen nga vetura e taksit në bulevardin “Turistiçka” fizikisht e kanë sulmuar vozitësin me grushta, dhe i kanë marrë 15.000 denarë.
Taksisti ka marrë lëndime në kokë dhe fryrje në syrin e majtë.
Ndihma mjekësore i është dhënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër./Telegrafi/