Telegrafi

Është stabilizuar gjendja e fëmijës së shtypur me veturë në Gjorçe Petrov

Javorja Fokus raporton se gjendja e fëmijës 10 vjeçare, i shtypur mbrëmë me veturë, është e qëndrueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas mjekut Aleksandar Çaprevski, fëmija ka pësuar plasaritje në kafkë, tronditje në tru dhe lëndim të supeve.

Aksidenti ndodhi në komunën Gjorçe Petrov dhe shkaktoi reagim të qytetarëve të cilët dolën në protestë, duke bllokuar rrugën. /Telegrafi/