Kur te një fëmijë shfaqet një skuqje e lëkurës, është krejt normale që prindërit të shqetësohen për këtë
Nikki Jurcutz, nënë dhe drejtore ekzekutive e organizatës australiane të prindërve “Tiny Hearts Education”, ka dhënë udhëzime në Instagram se çfarë duhet t’i kushtohet vëmendje kur prindërit dyshojnë se bëhet fjalë për një skuqje të shkaktuar nga meningjiti.
– Nëse fëmija juaj ka skuqje, shtypeni fort mbi skuqjen dhe mbajeni për dy sekonda, pastaj hiqni gishtat. Shihni nëse lëkura ka ndryshuar ngjyrë. Nëse ngjyra nuk ndryshon, pra mbetet e kuqe, duhet ta çoni fëmijën te mjeku sa më shpejt të jetë e mundur – këshillon kjo nënë, transmeton Telegrafi.
Ajo gjithashtu thotë se skuqja e zbehtë ndryshon ngjyrën për shkak të presionit, gjë që, siç thotë ajo, është e mirë, por duhet t’i kushtoni vëmendje të gjitha shenjave të tjera shqetësuese.
– Ngjyra e lëkurës që nuk zbehet apo nuk ndryshon edhe pas presionit është alarm që fëmija duhet të shkojë sa më shpejt te mjeku – paralajmëron kjo nënë, duke shtuar se kjo mund të jetë një shenjë e pranisë së meningokokut, një bakter që shkakton meningjitin meningokokal.
Ekspertët nga Fondacioni i kërkimit të meningjitit thonë se skuqja mund të jetë një nga shenjat më të qarta dhe më specifike të meningjitit meningokokal dhe septicemisë, një gjendje e rrezikshme që i paraprin sepsës.
Sipas tyre, skuqja mund të duket ndryshe në lloje të ndryshme të lëkurës – ndonjëherë është e kuqe si pickimi i mushkonjave, e ndonjëherë mund të manifestohet me njolla ngjyrë vjollce në lëkurë që i ngjajnë pickimit të pleshtave. Përndryshe, skuqja mund të duket si mavijosje e kuqe-vjollcë në lëkurë.
Ekspertët kujtojnë se shumica e pacientëve me meningjit dhe septicemi kanë skuqje dhe se kjo është një simptomë që nuk duhet anashkaluar. (Telegrafi)