Këshilla për çiftet të cilat luftojnë me problemin e shterpësisë
Duke pasur parasysh shpeshtësinë gjithnjë e më të madhe të infeksionit me coronavirusin Covid-19 dhe iniciativat e përhapura në gjithë botën për kufizimin e përhapjes së tij, Shoqata Evropiane e Riproduktivitetit Human dhe Embriologjisë (ESHRE) ka publikuar rekomandimin që të ndiqen këshillat e qeverive lokale dhe kombëtare, transmeton Telegrafi.
Si masë parandaluese – dhe në harmoni me qëndrimin e shoqatave të tjera shkencore në mjekësinë riprodhuese (ESHRE) (EuropeanSociatyof Human Reproductionand Embryology) këshillohet që të gjithë pacientët me problemin e jofertilitetit, të cilët mendojnë apo planifikojnë shërimin, madje edhe nëse nuk i plotësojnë kriteret diagnostike për infeksionin Covid-19, duhet të shmangin shtatzëninë në këtë moment.
Në shumicën e rasteve IVF indikohet për të trajtuar infertilitetin. Megjithatë, në një pjesë të vogël të rasteve, Fertilizimi In Vitro indikohet edhe në rastet me anomali gjenetike kur kërkohet lindja e një fëmije pa anomali gjenetike apo kur kërkohet trajtim për kancer apo sëmundje te tjera.
Për ato paciente të cilat tashmë janë në proces, propozohen që të shqyrtojnë shtyrjen e shtatzënisë me ngrirjen e qelizave vezore apo embrioneve për bartje të mëvonshme të embrionit.
Kjo është situatë krejtësisht e re për të gjithë ne, ju lutemi që të qëndroni në shtëpi, që të afërmit tuaj më të moshuar të qëndrojnë në shtëpi.
Ju lutem mos bëni panik. Tani nuk është më e rëndësishme një analizë të cilën nuk mund ta bëni!
Bisedoni me gjinekologun tuaj. Ju duhet të flisni lirë në lidhje me shqetësimet/frikën tuaj, pa marrë parasysh se sa kohë të gjatë përpiqeni të mbeteni shtatzënë. /Telegrafi/