Po, tharja e duarve njësoj është e rëndësishme si edhe larja
E dini sa është me rëndësi t’i lani duart, posaçërisht për shkak të rrethanave aktuale. Mirëpo, me siguri nuk e keni ditur që tharja e duarve mund të jetë njësoj e rëndësishme si edhe larja.
Pas larjes duart është shumë e rëndësishme që t’i thani mirë. Duart e lagura lehtë bartin apo mbledhin mikrobe.
Bakteret shpesh barten nga lëkura e lagësht se sa nga lëkura e tharë, transmeton Telegrafi.
Si t’i thani drejt duart?
E para, lani duart rreth 20 deri 30 sekonda. Qëllimi është të sigurohet që duart të mos i kontaminoni me baktere në procesin e larjes apo tharjes.
Pra, nëse keni mundësi tharjeje të duarve me peshqirë letre apo pëlhure, zgjidhni njërin ndër këto dy alternativa.
Mos i lini duart që vetë të thahen në ajër. Sipas disa hulumtimeve tharëset elektrike për duar me ajër pikërisht kanë potencial të përhapjes së baktereve gjatë fryrjes.
Përdorimi i tharëseve të duarve në tualetet publike është mënyra më e keqe që t’i thani duart e lara.
Tharëset e duarve paraqesin rrezik, sepse edhe fytyra mund t’i thithë ato baktere.
Tharja e duarve me peshqir të pastër apo me facoleta letre për një përdorim është zgjedhja më e sigurt për zvogëlim të rrezikut nga përhapja e baktereve. /Telegrafi/