Zjarri në një qumështore në Kamjanë të Komunës së Bogovinës është shuar pas gati dy orësh punë nga zjarrfikësit.
Sipas informacioneve nga kujdestarët në Njësinë Territoriale të Zjarrfikjes në Tetovë, zjarri është raportuar në ora 18:20. Të gjithë zjarrfikësi e ndërrimit kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në një moment kemi lokalizuar zjarrin, kemi prerë një pjesë të fabrikës, tani pjesa e poshtme e fabrikës është në flakë, pjesa më e madhe është shuar. Zjarrfikësit nga qytete të tjera erdhën në ndihmë dhe kompanitë lokale ndihmuan me cisterna dhe makineri. Mendoj se brenda pak orësh do të likuidohet plotësisht. Nuk mund t’ju them nga çfarë shpërtheu. Dëmi është i madh, fabrika është me kapacitet të plotë. Faleminderit Zotit që nuk ka viktima apo të rrezikuar”, tha Avni Ameti, komandant i NJTKZ Tetovë.
Qendra për menaxhim me kriza (QKK) informoi se në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrfikësit nga Gostivari, Shkupi dhe Kavadari.
“NJTKZ e qytetit të Shkupit me dy vetura ka mbërritur në zjarrin në Tetovë”, njoftoi Stojançe Angelov, drejtor i QKM-së.
Tymi i dendur nga zjarri në qumështoren, e cila ndodhet dhjetë kilometra larg Tetovës, ka qenë i dukshëm edhe në qytet, ndërsa është ndjerë edhe era e pakëndshme.