Mendimi për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Komisioni i Venecia është shtyrë, thonë nga shërbimi për shtyp i Komisionit, njofton AIM nga Strasburg.
Raporti është vënë në rendin e ditës të seancës së 120-të plenare të Komisionit të Venecias të planifikuar për 11 dhe 12 tetor në Venecia. Komisioni është ftuar të shkëmbejë mendime me përfaqësuesin e Maqedonisë së Veriut për ta shqyrtuar, me qëllim të miratimit të tij, një draft-mendim (HDL (2019) 031) për Ligjin për gjuhët (HDL-REF (2019) 019) të përgatitur në bazë të komenteve nga Kiner, Velaers, Vermeulen dhe Sheu (ekspert i DG-II).
Arsyet e vonimit të shqyrtimit dhe miratimit të raportit të Strasburgut nuk janë të përcaktuara, megjithëse është ende në agjendën e komitetit.
Një shkëmbim mendimesh me Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn është planifikuar gjithashtu të mbahet në Venecia./Telegrafi/