Siç jeni njoftuar edhe më herët nga Telegrafi.com, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës është duke organizuar për herë të parë në Kosovë “Bienalen e Arkitekturës” e cila ka për qëllim të identifikojë dhe vlerësojë projektet më të mira të arkitekturës të projektuara nga arkitektët Kosovar, për investitorët lokal dhe të huaj.
Aplikimi për “Bienalen e Arkitekturës” është i hapur nga data 1 nëntor 2018 dhe me kërkesën e shumë profesionistëve për tu bërë pjesë e këtij konkursi dhe për të pas kohën e mjaftueshme të përgatitjes së materialit për aplikim, afati i aplikimit është shtyrë deri me datën 13 janar 2019.
Pas kësaj datë, të gjitha projektet do të publikohen në një platforme online, ku të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve do të kenë qasje dhe do të mund t’i vlerësojnë projektet për 3 vendet e para të secilës kategori dhe projektin më të mirë ose çmimin Kryesor të Bienales.
Ndërkohë, deri me datë 13 Janar 2019, ftohen të gjithë arkitektët të cilët aktivitetin e tyre profesional e ushtrojnë në Kosovë, por edhe jashtë saj, që bëhen pjesë e këtij konkursi prestigjioz duke zgjedhur një apo më shumë nga kategoritë e listuara më poshtë:
1. PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE BANIMIT
2. PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE ADMINISTRATIVE
3. PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE ARSIMORE-EDUKATIVE
4. PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE PËR ART-KULTURË
5. PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE HOTELERIKE-SHËRBYESE
6. PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE INDUSTRIALE
7. PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE KOMERCIALE
8. PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE MJEKËSORE / SOCIALE
9. PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE REKREATIVE
10. PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE AGROKULTURËS
11. PROJEKTI MË I MIRËURBAN/PEISAZHOR
12. PROJEKTI MË I MIRËENTERIERIT
13. PROJEKTI MË I MIRËI INTERVENIMIT NË NDËRTESA
14. PROJEKTI MË I MIRËI ARDHSHËM / NË ZHVILLIM
Mbrëmja finale, ku edhe do te bëhet publikimi i të gjithë fituesve do të mbahet në shkurt 2019, në një Gala Event me të ftuar special.
Një falënderim i veçantë për të gjitha kompanitë përkrahëse të këtij aktiviteti, si dhe të gjithë partneret medial të cilët bëjnë të mundur promovimin.
Për më shumë informacion dhe për mënyrën e aplikimit, mund të drejtoheni në linkun: http://a-a-k.org/bienale/ose ne adresat elektronike administrata@a-a-k.org ose info@a-a-k.org. /Telegrafi/