Telegrafi

Është shpikur “kapela” e cila do të pengojë rënien e flokëve nga kimioterapia

Kapela është nga silikoni dhe e rehatshme për bartje, andaj pacientët me rastin e tretmanit nuk ndiejnë kurrfarë dhembjesh.

KJO shpikje së paku mund t’ua lehtësojë mundimet femrave të cilat duhet patjetër të shkojnë në kimioterapi, transmeton Telegrafi.

Fjala është për sistemin me emrin DigniCap, i shpikur në Amerikë, që vitin e kaluar e lejoi FDA-ja, të cilën tashmë po e provojnë pacientët në 10 spitale amerikane.

Ky sistem punon në parimin e ftohjes, andaj i ftoh flokët, gjë që ngadalëson vdekjen e qelizave në folikula, që ndodhin kur terapia “sulmon”.

Kapela është nga silikoni dhe e rehatshme për bartje, andaj pacientët me rastin e tretmanit nuk ndiejnë kurrfarë dhembjeje. Deri tani është shënuar se si kjo kapelë u ka ndihmuar madje 7 deri në 10 pacientëve që të ruajnë 50 për qind të flokëve, gjë që është sukses i konsiderueshëm.

Çdo aparat ka dy kapela, pra njëkohësisht mund të trajtohen dy persona. Me rastin e tretmanit shënohet gjendja e secilit pacient në mënyrë që të mund të përcillet përparimi dhe të sigurojë të dhënat për mjekët dhe pacientët.

“Mundësia e kësaj shpikjeje që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ngrejë vetëbesimin e pacientëve të cilët shkojnë në kimioterapi, u jep mbështetje të madhe pacientëve dhe familjeve të tyre”, deklaroi onkologia Cathie Chung. /Telegrafi/