Shpat Kasapi kaherë e sidomos pas ndarjes nga lidhja e gjatë që pati, është përfolur për femra të ndryshme në krah.
Bukuroshe të shumta janë përfolur si të dashurat e këngëtarit, por raportimet në shumicën e rasteve janë disaorëshe dhe vajzat harrohen.
Tash e disa javë, po qarkullojnë në internet fotografitë e një vajze, me të cilën këngëtari i njohur është shfaqur përkrah. Paralelisht, një tjetër vajzë është duke u përfolur si e dashura e Shpatit.
Për t’i sqaruar dilemat, Prive kontaktoi me këngëtarin i cili pati një përgjigje tejet të papritur.
“As atë, as atë. Kur të kem diçka serioze do ta them”, është përgjigjur shkurt Shpati.