Site icon Telegrafi

Është shpallur konkursi për pushime pa pagesë për punëtorët me të ardhura të ulëta në Maqedoni

Ministria e Ekonomisë ka publikuar konkursin për pushime për puntorët me të ardhura të ulëta. Vërtetohet se në këtë konkurs përfshihen personat të cilët kanë të ardhura prej 15.000 denarëve, ndërsa mundet ta përdorin edhe personat me të ardhura deri 22.000 denarë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi i të gjithë këtij projekti është që t’ju mundësohet edhe personave me të ardhura më të ulëta të shfrytëzojnë pushimin vjetor dhe në të njëjtën kohë t’ju ndihmojnë qendrave turistike për rritjen e punës jashtë sezonit turistik, thuhet në thirrjen publike.

Një person mundet të bëj vetëm një kërkesë për shfrytëzimin e pushimit. Konfirmimi bëhet sipas parimit “kush ka ardhur i pari, shërbehet i pari”, ndërsa munden të shfrytëzohen më së voni derë më 30 dhjetor, te afaristët hotelierik që janë në listë. /Telegrafi/

Exit mobile version