Në një supermarket në Kosovë, është fotografuar ky shampon që është i destinuar për pastrimin e kuajve.
Mënyra se si është bërë reklamimi i produktit për larjen kafshës, është qesharake dhe e pazakonshme, transmeton Telegrafi.
Madje, gjetja e një shamponi të tillë në mes të supermarket, e jo në ndonjë dyqan veterinarie, e bën rastin edhe më të çuditshëm. Ky produkt është ofruar me çmim të lirë, veç një euro (pra nuk është produkt që forcon rrënjët e flokëve, e që punohet nga esktraktet e bishtit të kalit e që nuk është i lirë), ndërsa është vendosur pranë sapunëve për fëmijë.
“Tag ndonjë shok që ka nevojë me u la me këtë shampon”, shkruan përbri fotografisë, që për gjysmë ore është komentuar mbi 300 herë.
“Për mi kalit-ur flokët”, është një nga mahitë e shumta, që janë bërë lidhur me rastin. /Telegrafi/