Ajri tepër i thatë irriton rrugët e frymëmarrjes dhe rrit rrezikun për përflakje, ndërsa lagështia e tepërt mund të çojë në frymëmarrje të vështirësuar
Lagështia optimale e ajrit në temperaturën prej 20 gradësh Celsius është prej 30 deri në 50 për qind, ndërsa në dhomat e gjumit rekomandohet ngrohtësia prej 18 gradësh dhe lagështia optimale nga 40 deri në 60 për qind, transmeton Telegrafi.
Kur kushtet e ambientit të jashtëm janë të përshtatshme, mukoza e organeve të frymëmarrjes tajit normalisht dhe lëviz natyrshëm grimcat e huaja nga dalja, prej nga nxirren jashtë me teshtitje apo kollitje.
Mirëpo, kur ajri është i thatë, mukoza thahet dhe dendësohet, çrregullohet mekanizmi mbrojtës, andaj grimcat e dëmshme, alergjenët apo mikroorganizmat munden më lehtë të arrijnë deri te pjesët e poshtme të traktit respirator dhe të shkaktojnë reaksione alergjike, irritime dhe ndotje të ajrit apo infeksione.
Ajri tepër i lagësht mund të çojë deri te bronkospazma dhe frymëmarrja e vështirësuar.
Pos çrregullimeve të frymëmarrjes, lagështia e tepërt shkakton edhe shfaqjen e mykut në mure, gjë që paraqet rrezik të veçantë.
Myku është alergjen i fuqishëm i cili përkeqëson simptomat e astmës bronkiale.
Në vendbanimet me lagështi mund të shumohen si bakteret ashtu edhe disa lloje kërpudhash të cilat mund të çojnë deri te përflakjet, të cilat nuk është e lehtë të diagnostikohen dhe vetvetiu edhe të shërohen.
Për t’u rregulluar drejt lagështia e ajrit, është me rëndësi ajrosja e rregullt. Edhe gjatë vjeshtës, edhe gjatë dimrit është e nevojshme që të ajrosen hapësirat, herët në mëngjes dhe vonë në mbrëmje.
Gjatë ditës është më i lartë përqendrimi i ndotjes së ajrit, prandaj rekomandohen terminët e ajrosjes në mëngjes dhe në mbrëmje. /Telegrafi/