Është rritur qarkullimi i tregtisë me pakicë, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.
Në qershor, krahasuar me qershorin e vitit 2018, rritje të qarkullimit është vërejtur në tregtinë me pakicë me ushqim, pije dhe duhan (nominalisht për 8,8 për qind, ndërsa realisht për 7,8 për qind) dhe me produkte joushqimore, përveç derivateve (nominalisht për 5,7, ndërsa realisht për 5,6 qind).
Në tregtinë me pakicë me derivate automobilistike, qarkullimi është ulur nominalisht për 3,7 për qind, përderisa realisht është rritur për 1,1 për qind.