Në muajin shkurt të këtij viti janë regjistruar 40,973 turistë, nga të cilët 40,2 përqind janë turistë vendorë dhe 59,8 për qind turistë të huaj, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.
Numri i bujtjeve në shkurt të vitit 2023 është 82,942, nga të cilat 42.7 % janë turistë vendorë dhe 57.3 % janë turistë të huaj.
Në dy muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 12,5 përqind. Te turistët vendorë ka ulje prej 6.2 përqind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 31.2 përqind.
Në periudhën janar – shkurt 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i bujtjeve është rritur për 4.8 %. Te turistët vendorë ka ulje prej 5.5 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 15.8 %.