Telegrafi

Është rritur importi dhe eksporti i mallrave në muajin janar dhe shkurt në Maqedoni

Eksporti dhe importi i mallrave gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti ka shënuar rritje. Eksporti i mallrave është rritur për 23,6%, ndërsa importi ka shënuar rritje për 16,8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Enti shtetëror për statistika sot ka raportuar se eksporti gjatë periudhës janar-shkurt ka arritur shumën e 54.222.640 mijë denarëve, ndërsa vlera e eksportit shkon në shumën e 69.967.634 mijë denarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Deficiti tregtar është 15.744.994 mijë denarë, ndërsa mbulimi i eksportit me importin është 77,5%.

Në eksport më shumë kanë marrë pjesë mbajtësit e katalizatorëve të metaleve të çmuara ose komponimet e tyre, kabllot përçus për vetura, aeroplanë dhe anije, si dhe pjesë të ulëseve dhe veshjes. Në import përsëri, më shumë përfaqësohet platina dhe legurat e saj të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës ose vajrat të fituara nga mineralet bituminoze, produkte mbështjellëse nga hekuri ose çeliku pa legurë, të paplatinizuara ose të pambështjella dhe metale tjera nga grupet e platinës dhe legurat e tyre.

Partnerët më të mëdhenj tregtar të Maqedonisë edhe më tej janë Gjermania, Belgjika, Britania e Madhe, Greqia, Serbia dhe Bullgaria. /Telegrafi/