Site icon Telegrafi

Është rritur besueshmëria në sektorin bankar

Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza.

Presidenti Thaçi shprehu interesim që të informohej më hollësisht për punën e BQK-së dhe theksoi mbështetjen e tij, për këtë institucion të rëndësishëm të vendit.

Guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, tha se ka zhvillime pozitive në sektorin financiar. “Norma mesatare e interesit është e krahasueshme me atë të shteteve anëtare të BE-së. Është rritur besueshmëria në sektorin bankar”, tha Hamza.

Kurse, presidenti Thaçi shprehu besimin e tij të plotë dhe vlerësoi për punën e mirë të këtij institucioni. /Telegrafi/

Exit mobile version