Policia e Pakistanit ka njoftuar se persona të armatosur e kanë rrëmbyer një zyrtar të lartë afgan në qytetin veriperëndimor pakistanez, Peshavar.
Policia tha se Muhamad Nabi Ahmadi, zëvendës guvernator i provincës afgane, Kunar, është rrëmbyer pardje.
Një zyrtar i provincës Kunar ka konfirmuar se Ahmadi është zhdukur në Peshavar dhe se ai ishte atje për trajtim shëndetësor.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë rrëmbim.
Qyteti Peshavar, afër kufirit të Pakistanit me Afganistanin, për një kohë të gjatë ishte qendër e aktivitetit militant dhe qendër e transportit për trafikantët e drogës dhe kontrabanduesit e tjerë.
Ky incident me gjasë, do t’i tensionojë edhe më tepër raportet ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit.
Për një kohë të gjatë, Kabuli e akuzon Islamabadin për strehim të udhëheqjes së talibanëve, por Pakistani i i ka hedhur poshtë këto akuza.