Gjithnjë e më shumë zonja po i mbulojnë me pudër apo po i heqin me brisk rroje
Tani trendi që mbretëronte në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar është rikthyer dhe gjithnjë e më shumë zonja kanë vendosur ta ndjekin atë.
Domethënë, zonjat e famshme, por edhe ato që i ndjekin nga afër, filluan t’i zbardhin vetullat, t’i mbulojnë me korrektor, pudër, madje edhe t’i rruajnë, të gjitha për t’u dukur sikur nuk i kanë fare, transmeton Telegrafi.
Yjet e skenës botërore si Madonna, Kim Kardashian, Katy Perry, Lydy Gaga, Bella Hadid, Kendall Jenner, madje edhe Kanye West i mbajtën ato që në vitet e kaluara.
Në vitet nëntëdhjetë edhe nga modelet e njohura si Linda Evangelista, fytyra pa vetulla e së cilës u bë markë.
Sot ky trend trokiti sërish në dyert tona dhe shumica vendosin ta provojnë këtë ndryshim.
Është pothuajse e pamundur të mos vërehet se gjithnjë e më shumë vajza adoleshente po heqin vetullat për të qenë “moderne” dhe filtri i “vetullave të zbardhura” mund të gjendet edhe në aplikacionin TikTok.
Në të njëjtin aplikacion shenja #bleachedbrows ka mbi 53 milionë shikime, që është një tjetër dëshmi se ky trend është provuar në masë.
Ndoshta një nga arsyet më të mëdha pse ky trend është rikthyer tani është pandemia, e cila na bëri të eksperimentojmë me bojëra flokësh dhe produkte të tjera kozmetike në shtëpi. /Telegrafi/