Frank Ocean ka kërkuar gjithmonë të drejtën për të bërë çfarë të dojë.
Në shumë mënyra, ky kërkim i pamëshirshëm për liri, artistike dhe personale, e ka bërë atë një nga artistët më të mëdhenj të kohës sonë.
Por të dielën, fansat e tij në “Coachella” u zhgënjyen mjaft shumë.
Ai është rikthyer me një performancë pas shumë kohësh, e para që nga viti 2017.
Ylli i famshëm mbërriti në skenën kryesore pothuajse një orë më vonë se sa pritej.
Kur shfaqja më në fund filloi, audienca u përshëndet nga një sërë burrash të cilët po mbanin nga një kapelë. Kjo bëri fansat të habitur se cili mund të ishte Ocean, apo nëse ai ishte fare atje.
Skena ishte shndërruar në një ekran të madh.
and also a clip of “pink + white” acoustic for good measure ?? pic.twitter.com/ZAEed0IjrD
— Callie Ahlgrim (@callieahlgrim) April 17, 2023
Ocean dhe grupi i tij ishin kryesisht të padukshëm për turmën, me përjashtim të disa fansave me fat në rreshtat e parë.
Kur kamera e tregonte, shpesh ishte pjesa e pasme e kokës ose fytyra e tij errësohej nga hijet.
Herën e parë që fytyra e Ocean u shfaq qartë në ekranin e madh, njerëzit bërtisnin dhe thërrisnin emrin e tij: “Frank! Frank! Frank”.
and also a clip of “pink + white” acoustic for good measure ?? pic.twitter.com/ZAEed0IjrD
— Callie Ahlgrim (@callieahlgrim) April 17, 2023
Shfaqja vazhdoi në këtë mënyrë, duke ngacmuar turmën me copëza dhe pamje.
Ocean do të dilte nga skena për periudha të gjata kohore, duke e lënë kamerën të fokusohej tek DJ Crystalmess ose artisti i Neë Orleans, Ha Sizzle.
Artisti në fjalë ndryshoi aranzhimet, shpejtësitë dhe meloditë e hiteve të tij të njohura, duke sfiduar përpjekjet e turmës për të kënduar së bashku.
Mbrëmja padyshim kishte pikat e saj kryesore: Ocean solli një remiks të “Solo”, këndoi “White Ferrari” për herë të parë ndonjëherë dhe mahniti me versionet akustike të “Pink + White” dhe “Self Control”. /Telegrafi/