Rrjeti telemetrik seizmologjik në Maqedoninë e Veriut pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:39 minuta ka regjistruar tërmet me epiqendër 65 kilometra në jug të Shkupit.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.3 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa më së shumti është ndjerë në Prilep dhe rrethinë me intensitet prej tre ballë sipas shkallës Rihter.
Gjatë ditëve të fundit në Maqedoni, janë regjistruar disa tërmete, të cilët nuk kanë qenë me intensitet të lartë.