Telegrafi

Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me intensitet III shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë sot pasdite në ora 14:26 në rajonin e Pehçevës dhe Berovës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 280 kilometra në lindje të Shkupit, në Republikën e Bullgarisë, me magnitudë lokale Rihter prej ML4.6, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Për momentin nuk është raportuar për dëme nga ky tërmet.