Telegrafi

Është radha e Capital T, nesër godet me projektin e ri (Foto)

Reperi i njohur Capital T pas projektit shumë të suksesshëm “Koka Kola”, të cilin e lansoi një muaj më parë, ka vendosur që kësaj radhe të vijë në një bashkëpunim.

Ai ka mbledhur forcat bashkë me 2po2 dhe Elvana Gjatën, për të sjellë projektin e tyre më të ri me titull “Lejla”.

Muzika është realizuar nga Mixey, tekstin e kanë shkruar vetë Capital T dhe 2po2, gjersa i gjithë projekti mbanë vulën e “Authentic Entertainment”.

Videoklipi do të jetë shumë i veçantë, dhe karakterizohet nga ngjyra lejla, njashtu siç mbanë titullin edhe kënga.

Reperi ka publikuar sot (e dielë) në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi , përmes së cilës ka paralajmëruar ardhjen e projektit të ri, teksa në mbishkrimin e fotos ka treguar që lansimi i këtij prijekti është pasues i shumë projekteve që u publikuan nga estrada këtë vikend.

Nuk jemi në sezonë vere, por mesa duket artistët shqiptarë po punojnë shumë. Mbetet të shihet se cili nga projektet e tyre do të pëlqehet më shumë. /Telegrafi/