Site icon Telegrafi

Është që 14 vite e martuar me Carey Hart, Pink: Ne të dy meritojmë një trofe

Ylli amerikan, Pink dhe partneri i saj, Carey Hart, kohët e fundit arritën një moment historik në marrëdhënien e tyre.

Javën e kaluar, këngëtarja, 40-vjeçe, dhe bashkëshorti i saj 44-vjeçar, festuan përvjetorin e 14-të të martesës dhe kremtuan datën speciale me një udhëtim me motor.

“Ne shkuam në Kaliforni, dhe atje është një park që quhet Caravan Outpost. Ishte kënaqësi”, ka thënë Pink për People.

Carey Hart dhe Pink (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images)

Ndërsa kaluan 14 vite së bashku, Pink me shaka tha, “Unë mendoj se të dy meritojmë një trofe. Është një ditë në një kohë, një ditë në një kohë”.

Në ditën e përvjetorit të tyre, Pink publikoi një sërë fotografish të vjetra, përfshirë edhe një nga martesa.

“Shumë vite, shumë stile të ndryshme”, tha ajo në postim. Jam e lumtur për këtë kohë, edhe pse nuk ishte perfekte. E dua familjen time”.

Në anën tjetër, Hart në postimin e tij ndau tri fotografi krah dashurisë së tij shumëvjeçare.

Lexo po ashtu Pink dhe Carey Hart festojnë 14 vjetorin e martesës

“14 vite me këtë grua të mrekullueshme. Jam shumë I lumtur për kohën që e ndërtuam së bashku. Faleminderit që ishe mikja ime më e mirë (e di se nuk të pëlqen kjo), dhe një nënë e mrekullueshme për fëmijët tonë. Të dua shumë”.

Pink dhe Hart u martuan në vitin 2006 dhe tashmë kanë dy fëmijë: vajzën Willow, dhe djalin Jameson. /Telegrafi/

Exit mobile version