Site icon Telegrafi

Është punë e jotja! Bëhu sinjalizues dhe raporto shkeljet sepse ligji të mbron!

Mos raportimi i shkeljeve të ndryshme në sektorin privat ka ndikuar që në vazhdimësi të procesohen shumë probleme të cilat kanë ndikuar në mënyrë direkte apo indirekte në dëmtimin e mirëqenies së përgjithshme.

Në mënyrë që të kemi zhvillim, drejtësi e mirëqenie për komunitetet tona, është miratuar edhe Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, që nënkupton se të gjithë qytetarët mund të bëhen proaktivë dhe t’i raportojnë shkeljet pa frikën se penalizohen.

Se si funksionon ky ligj në sektorin privat, Lëvizja FOL e ka paraqitur përmes dy video animacioneve.

Në video animacionin e parë paraqitet situata hipotetike se si mund të zbatohet ky ligj në sektorin privat dhe se si mundet dhe duhet të raportohet një shkelje e cila është në dëm të komunitetit.

Ndërkaq në video animacionin e dytë përveç që trajtohen sfidat e raportimit të një shkelje, po ashtu paraqitet edhe efekti pozitiv që raportimi e ka në komunitet dhe në interes publik.

Vlen të ceket se Lëvizja FOL është e angazhuar për përmirësim të kornizës ligjore dhe ambientit për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe ky projekt është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Në vazhdën e aktiviteteve të veta, Lëvizja FOL ka publikuar edhe udhëzuesin për sinjalizim në sektorin privat dhe doracakun me 10 skenarë të reagimit për rastet e sinjalizimit në sektorin privat.

Exit mobile version