Sezoni i katërt i “Emily in Paris” vjen së shpejti – pjesa e parë do të dalë më 15 gusht, e ndjekur nga pjesa e dytë më 12 shtator dhe trailer-i njofton se do të jetë po aq ekstravagant, modern dhe interesant sa tre të parat.
Sezoni i ardhshëm, ku luan Lily Collins dhe yje të tjerë duke përfshirë Ashley Park, Lucien Laviscount, Filipine Leroy-Beaulieu, do të fillojë pas “ngjarjeve dramatike në dasmën e Camille dhe Gabriel”.
Trailer-i tregoi gjithashtu se si jeta personale e Emily-t ndërhyri në karrierën e saj në agjencinë e marketingut Grateau.
Oui are so back.
Emily in Paris Season 4 Part 1 is coming on 15 August and Part 2 arrives 12 September. pic.twitter.com/OlpKaIHlpV
— Netflix UK & Ireland (@NetflixUK) July 18, 2024
Seriali i drejtuar nga Collins u shfaq premierë në Netflix më 2 tetor 2020 dhe u bë një hit.
Pas publikimit të sezonit të dytë në dhjetor 2021, u njoftua regjistrimi i sezonit të tretë dhe të katërt. Sezoni i tretë debutoi në vendin e dytë në listën Top 10 të Netflix pasi mbërriti më 21 dhjetor 2022.
Në fillim të qershorit, gjigandi i transmetimit publikoi fotot e para për versionin e ardhshëm të komedisë së vendosur në Paris. Sezoni i katërt do të ketë 10 episode me nga pesë në të dyja pjesët. Të tre sezonet e mëparshme përmbanin 10 episode.
Duke qenë se nuk ka ende asnjë konfirmim për një sezon të pestë, krijuesi Darren Star më parë komentoi për Deadline nëse sezoni i katërt ishte menduar të ishte kapitulli i fundit. /Telegrafi/