Drama e shumëpritur biografike, “Judy”, e ka prezantuar paraqitjen e shkurtër për fansat që mezi presin ta shikojnë.
Filmi sjell detajet më interesante nga jeta e Judy Garland – këngëtares, valltares dhe aktores amerikane.
Ngjarja e filmit është vendosur në vitet e gjashtëdhjeta në Londër dhe ka për tematikë turneun e Garland në kryeqytetin anglez, i cili asokohe ka zgjatur pesë javë.
Kjo dramë me elemente mjuzikli është bashkëproduksion amerikano-britanik, ndërsa rolin kryesor e luan Renee Zellweger.
Filmi me regji të Rupert Goold pritet të jepet premierë më 27 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/