Site icon Telegrafi

Është prezantuar me dy mbiemra, Nishani dhe Jakic – Beniada tregon si qëndron e vërteta

Beniada Nishani (Foto: Instagram)

Konkurrentja e Big Brother VIP, Beniada, po vazhdon të jetë shumë e komentuar edhe pas mbarimit të spektaklit të madh.

Ajo gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi është përfolur në rrjetet sociale për atë, se përse mban dy mbiemra (Nishani dhe Jakic).

Biondja së fundmi ka shuar këto dilema të ndjekësve duke treguar se si qëndron e vërteta.

Beniada (Foto: Instagram)

“Përse Jakiç”, ka qenë pyetja që iu parashtrua në InstaStory, së cilës nuk hezitoi t’i përgjigjej.

Lexo po ashtu Beniada Nishani: Përpara se të nisja këtë aventurë të shumtë më thonin nuk do t’ia dalësh, tani e shoh sa mirë kam bërë që hyra në BB VIP

“Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, vendosa të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime). Jakic vjen nga muhaxhirët shqiptarë të Bosnjës, të cilët u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre nga serbët. Dhe Jakiçin e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele”, u shpreh Beni.

Ajo ndërkaq është cilësuar si një nga banoret më pozitive, madje arriti të jetë edhe në finale.

Pas BB VIP, Beniada theksoi se do të zhvendoset sërish në Shqipëri për të jetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version